‘Në realitetin diskursiv politik maqedonas dhe në sfondin e saj institucionalist, sintagma “shtet unitar” e protezhuar nga presidenti i parë i vendit, Kiro Gligorov dhe lideri socialdemokrat, Branko Cërvenkovski, perceptohet si shtet maqedonas në kuptimin etnik të fjalës. Që i bie përvetësim i shtetit: i institucioneve, i bartësve të funksioneve më të rëndësishme publike në institucione, por edhe i burimeve financiare dhe natyrore! Pushtetndarje në stilin e shatit që tërheq buxhetin vetëm kah vetja!”, deklaroi analisti Sefer Tahiri në analizën e javës të Gazetës Lajm dhe LajmTV.



