Tahiri: Në ditën kur pamë një mbrojtje të dinjitetshme të krerëve të UÇK-së, u cenua sovraniteti i Kosovës

Ish kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahri tha se pikërisht në ditën kur pamë një mbrojtje të dinjitetshme të krerëve të UÇK-së, u cenua sovraniteti i Kosovës.

Tahiri iu referua takimit në nivel negociatorësh mes Kosovës dhe Serbisë që u zhvillua të martën.

“Dje pamë një mbrojtje të dinjitetshme të krerëve të UÇK-së në Gjykatën speciale ashtu siç luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës: Nga ana tjetër, po të njëjtën ditë Qeveria Kurti cënoi sovranitetin dhe Kushtetutën e Kosovës duke biseduar me Serbinë në Bruksel për zbatimin e Asociacionit. Çështjet e brendshme të shtetit nuk bisedohen me shtet tjetër dhe as me ndërmjetësim ndërkombëtar.”, shkroi Tahiri në Facebook.

Ajo tha se shkelja e Kushtetutës së Kosovës u bë në Marrëveshjen zbatuese të Horit përmes pikës 7.

“Kjo shkelje të sovranitetin dhe Kushtetutës së Kosovës është saksionuar në Marrëveshjen zbatuese të Ohrit ku në pikën 7 përcaktohet se zbatimi i Asociacionit dhe vetmenaxhimit autonomisë për pakicën serbe bëhen me ndërmjetësimit të BE-së. Madje edhe me keq kjo pikë e faktorizon pakicën serbe ndërkombëtarisht e cila u bë palë me shtetin e Kosovës dje në Bruksel me ndërmjtësimin e BE-së. Si pasojë, Serbia dje jo vetëm ndërhyri në punët e brendshme të shtetit të Kosovës por i dha ultimatum Kosovës që për 20 ditë ta hartoj draftin e statutit të Asociacionit. Kryenegociatori Bislimi dje u mundua dëshprimisht të mashtroi opininionin duke iu shmangur pranimit të këtij fakti. Madje nuk guxoi ta përmend se draft statuti i Asociacionit do ti shkoj Gjykatës Kushtetuese së Kosovës të cilën e kërkon Marrëveshja e Asociacionit e vitit 2015, gjë për të cilën është zotuar Qeveria Kurti ta zbatoj me pranimin e Marrëveshjes zbatuese në Ohër më 18 mars.”, përfundoi Tahiri

Takimi trilateral mes zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit, përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçakut, dhe shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, u mbajt twë martën, 4 prill, në Bruksel.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, se në takimin e sotëm në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi ka pasur një dakordim fillestar që takimi i radhës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të mbahet më 22 prill. Po ashtu ka treguar se janë diskutuar për tema e energjisë e asteriskut e po ashtu çështjen e targave dhe atë të pagjeturve.