Tahiri: Kurti tash e zbuloi Amerikën, më mirë vonë se kurrë

Ish-kryenegociatorja për Kosovën në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ‘tani e ka zbuluar Amerikën’, duke iu referuar vizitës së tij në ShBA.

Në formë ironie, Tahiri tha së është ‘më mirë vonë se kurrë’.

Tutje ish-kryenegociatorja tha se më herët ka pasur kush të vizitojë ShBA-në, duke përmendur LDK-në dhe UÇK-në.

“Pak rëndësi ka kjo vonesë e tij, sepse ka pasur kush ta bëjë – ata jemi ne udhëheqja e lëvizjes për pavarësi, LDK dhe UÇK”, u shpreh Tahiri.