Tahiri: 48 mijë persona vetëm gjatë janarit kanë aplikuar për vizë

Shefi i Grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka theksuan se ka fluks të madh të largimit nga Kosova sepse për njerëzit jeta është e pa përballueshme.

“Dhjetorin e kaluar vetëm në një ambasadë i patëm 50 mijë aplikime për vizë, në janar 48 mijë që duan mu largu… Vendimi i sotëm i ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë vetëm sa do t’i rrit kërkesat dhe ambiciet e qytetarëve për ta lëshuar Kosovën”, tha ai.

Ai shtoi se kjo është si rezultat i mosangazhimit dhe jo kompetencave të qeverisë dhe kryeministrit.