“Tabanoc”, për hyrje në RMV pritet rreth një orë

Koha e pritjes për hyrje në Republikën e Maqedonisë së Veriut në VK “Tabanocë” është rreth një orë. Në VK “Bogorodicë” për dalje është rreth 40 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Nga LAMM informojnë se komunikacioni në rrugët shtetërore po qarkullon pandërprerë, nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është rritur.

LAMM rekomandojnë shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit. Vlen posaçërisht në akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.