Sveçla sërish ka thënë se i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizja, ka 135 raste të veprave penale në Polici.
Ai thotë se nëse këtë nuk e dinë prokuororët dhe gjykatësit atëherë çfarë dinë ata, transmeton lajmi.net.
Sipas Sveçlës, nëse gjykatësit e prokurorët nuk kanë qasje në databazën e policisë, ai vetë mund t’ua dërgojë atë.
Reagimi i tij vjen pasi Prokuroria Themelore në Ferizaj tha se deklaratat e ministrit janë tendencioze dhe shfaqin mosnjohuri elementare profesionale
Postimi i plotë:
“Pushtetet në Kosovë i kemi të ndara, por krimin duhet ta luftojmë së bashku, kështu e kërkon ligji. Praktika e fshehjes prapa veprave kriminale, e parashkrimi me qëllim i lëndëve kriminale ‘për miqtë’ dhe ‘të fortët’, si dhe hedhja e fajit tek tjetri duhet të marrë fund.
Në dosjen zyrtare të Policisë së Kosovës, krimineli Dardan Krivaqa figuron se është i akuzuar për 135 vepra penale, ku përveç vrasjes makabre, ai akuzohej edhe për shumë vepra të tjera përfshi përdhunim, zhvatje, mashtrim, kanosje, grabitje, sulm fizik, vjedhje, therrje me thikë të zyrtarit policor…lista është e gjatë, dhe nëse për këtë nuk dinë prokurorët dhe gjykatësit, atëherë çfarë dinë ata? Apo, ata dinë që këtë kriminel recidivist ta akuzojnë dhe shpërblejnë me dënim me kusht – punë në dobi të komunitetit!
Në anën tjetër, mijëra lëndë të pazgjidhura qëndrojnë me vite të tëra nëpër prokurori e gjykata si rezultat i dështimit të sistemit të drejtësisë për t’i trajtuar ato dhe për të vendosur drejtësinë për qindra e mijëra qytetarë anë e mbanë Kosovës.
P.S. Në qoftë se prokuroria dhe gjykatat nuk kanë qasje në databazën e Policisë së Kosovës, ua dërgoj unë listën!”. /Lajmi.net/



