Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës sot është marrë vendim që të shkallëzohet zbatimi i vendimit për konvertimin e targave ilegale në ato legale.
Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë, propozoi shkallëzimin e sanksioneve për të gjithë ata që nuk konvertojnë targat ilegale serbe në ato të Republikës së Kosovës.
Nga 1 nëntori deri më 21 nëntor do të vlejë masa e qortimit, nga 21 nëntori deri më 21 janar do të jetë në fuqi masa e gjobitjes, dhe nga 21 janari deri më 21 prill do të ketë targa provuese.
“Nga data 1 nëntor, do ta zbatojmë me përpikëri ligjin e ri për targat”, ka thënë ministri Sveçla.
Për t’u informuar më shumë rreth këtij vendimi, klikoni në linkun e mëposhtëm.