Sveçla: 30 pjesëtarë të Policisë e FSK-së të angazhuar për gjetjen e tre të zhdukurve në Lepenc

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se 30 pjesëtarë të Policisë, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe vullnetarë profesionistë të kërkim-shpëtimit, janë angazhuar në lokalizimin dhe nxjerrjen e tre personave të zhdukur në lumin Lepenc në Maqedoninë e Veriut.

“Institucionet e Republikës së Kosovës në këto momente të vështira qëndrojnë pranë familjarëve të të prekurve nga ky aksident dhe përkundër të gjitha sfidave, kanë ngritur të gjitha kapacitetet që të kemi rezultate sa më të shpejta”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Tre anëtarë të një familjeje nga Kosova kanë rënë në lumin Lepenc pasi janë aksidentuar në aksin rrugor Shkup-Bllacë të shtunën.

Kërkimi i tyre është duke vazhduar, por deri më tani nuk ka ndonjë rezultat.