Supermakina Bugatti me targa të Kosovës tërheq gjithë vëmendjen në rrugët e Monacos

Një pamje e pazakontë ka tërhequr vëmendjen në rrugët luksoze të Monacos, ku është parë një Bugatti me vlerë rreth 4 milionë euro, e pajisur me targa të Kosovës.

Makina superluksoze, një nga modelet më ekskluzive në botë, ka bërë që kalimtarët dhe pasionantët e automobilave të ndalen për ta fotografuar. Shfaqja e saj me targa kosovare në një nga destinacionet më të njohura të luksit në Europë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Monaco është i njohur për ekspozimin e makinave më të rralla dhe më të shtrenjta në botë, por një Bugatti e tillë me targa të Kosovës ka qenë një pamje që nuk shihet shpesh.