Një super kompjuter ka parashikuar se si do të përfundojë tabela e Ligës Premier në fund të sezonit të ardhshëm.
Ndeshjet për kampionatin anglez u publikuan të enjten pasi të 20 klubet zbuluan renditjen e ndeshjeve të tyre për sezonin 2022/23.
Dhe ndërsa shumë nënshkrime janë bërë tashmë nga një numër i klubeve më të mira, hulumtimi nga “SBK” ka arritur në përfundimin se Manchester City do të mbrojë titullin, e që do të ishte hera e tretë radhazi.

Super kompjuteri beson gjithashtu se katër më të mirat do të qëndrojnë të njëjta si sezonin e kaluar – me Liverpoolin, Chelsean dhe Tottenhamin që zënë vendet e kualifikimit në Ligën e Kampionëve.
Kjo do të thotë më shumë zhgënjim për tifozët e Manchester United dhe trajnerin e ri Erik ten Hag.
Holandezi ka për detyrë të kthejë Djajtë e Kuq në Ligën e Kampionëve – kështu që një përfundim i parashikuar në vendin e pestë nuk është ajo që përkrahësit e skuadrës nga “Old Trafford” do të duan të shohin.

Dhe ndeshja e tij e parë në krye do të jetë në “Old Trafford” kundër Brightonit.
Arsenali, i cili luan si mysafir i Crystal Palaces në ndeshjen e tyre të parë, pritet të bjerë në të gjashtin ndërsa përgatitet për t’u rikthyer në garat evropiane në Ligën e Evropës.
Por, Newcastle parashikohet të kalojë në top shtatë pas blerjes së tyre nga Arabia Saudite.

Pas një beteje për rënie sezonin e kaluar, Everton parashikohet të përfundojë në vendin e 13-të – megjithëse kjo nuk ka gjasa të kënaqë tifozët e tyre të frustruar.
Tre skuadrat e promovuara – Fulham, Nottingham Forest dhe Bournemouth – janë të gjitha favoritët për t’u rikthyer në Championship.
Super kompjuteri beson se Leeds do të shmangë përsëri rënien në vendin e 17-të, me Brentford dhe Southampton gjithashtu që i shmangen rënies.
Foto: The Sun





