Dy persona nga Tetova janë arrestuar pasi kanë sulmuar një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 19 tetorit 2025, rreth orës 22:30, në shehsin e Tetovës. Personat janë ndaluar nga policia dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të ngritet parashtresë përkatëse, transmeton Portalb.mk.
“Më datë 19.10.2025 në orën 22:30 në rrugën “Ilinden” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, kanë privuar nga liria personat D.E.(21) dhe A.E.(46) nga Tetova pasi që kanë sulmuar fizikisht një zyrtar policor i cili po kryente detyra zyrtare. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të vijojë parashtresë përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.