Sulmuan fizikisht 22-vjeçaren, ndalohen 2 veta në Gostivar

SPB Tetovë njofton se dje (27.11.2025) në orën 20:20, punonjës policie nga Stacioni Policor i Gostivarit, në rrugën „Banjeshnica“ në Gostivar, kanë privuar nga liria personat Z.Sh. (58) dhe Gj.Sh. (54) nga Gostivar.

Siç thonë nga SPB Tetovë, ata u denoncuan nga Gj.Sh. (34) nga Gostivar se rreth orës 20:00, në shtëpinë e tyre të përbashkët familjare, kishin sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij S.Sh. (22).

“Sipas denoncimit, Z.Sh. kishte tentuar të sulmonte denoncuesin dhe persona të tjerë edhe me një send të mprehtë, si dhe u kishte drejtuar kërcënime. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.