Sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij, arrestohet i dyshuari në Klinë

Policia ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në qytetin e Klinës.

Në njoftim thuhet se një person ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas një mosmarrëveshje verbale, e kishte sulmuar fizikisht viktimën–bashkëshorten e tij. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor dhe është kthyer në shtëpinë e tyre”, ka njoftuar policia.

Me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari ndalohet në qendrën e mbajtjes.