Sulmohet një shqiptar në veri të Mitrovicës

Një shqiptar është sulmuar në pjesën veriore të Mitrovicës.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës Besim Hoti, tha për Klankosova.tv se kanë pranuar informacione lidhur me rastin.

“Po, e kemi pranuar si informacion. Jemi duke punuar rreth hetimit të rastit”, tha Hoti.

Klankosova.tv do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin.