Sulmohet ndërtesa e qeverisë Ukrainase, dhjetëra të vdekur

Deri më tani 33 persona janë vrarë dhe 34 kanë mbetur të plagosur pas sulmit rus me raketa në një ndërtesë qeveritare në Mykolaiv, shkruan BBC.

Ekipet e kërkim-shpëtimit janë ende duke kërkuar nëpër rrënoja dhe duke nxjerrë trupat, katër ditë pas sulmit.

Guvernatori Vitaliy Kim, zyra e të cilit ndodhej në ndërtesë, tha se ai nuk ishte aty kur forcat ruse goditën ndërtesën pasi e kishte zënë gjumi duke mos u zgjuar dot në kohë.