MPB njofton se M.S. nga fshati Pallaticë, komuna e Zhelinës, ka denoncuar në SPB Tetovë se është sulmuar fizikisht në një qendër tregtare në rrugën “Iliria” në Tetovë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40, pas një debati të shkurtër, ku sipas denoncimit, M.S. është sulmuar nga vëllai i gruas së tij të ndjerë A.A. dhe xhaxhai i tyre B.A., të dy nga fshati Bogovinë.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.






