Sulmohet fizikisht gazetari Valon Syla

Valon Syla, gazetari dhe analisti i emisionit Pressing në T7, është sulmuar mbrëmjen e sotme nga tre persona raporton Express.

Si pasojë, siç bën të ditur mediumi, sulmi ndodhi pak minuta pasi ai kishte dalë nga studioja e televizionit ku ka pësuar lëndime të lehta në kokë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur para lokalit të quajtur “Image”.

Nacionale ka kontaktuar me Policinë lidhur me rastin, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk ka marrë asnjë konfirmim.

Lajmi në përditësim…