Sulmohen me thikë dy të mitur në Çair!

Në orët e para të ditës së sotme, është raportuar edhe për një rast të rrahjes në Çair. Këtë herë janë sulmuar me thikë dy të mitur, transmeton TV21.

Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Naumi i Ohrit” ka denoncuar në policinë e Shkupit se tek ata, rreth orës 01:42, i lënduar është sjellë një 17-vjeçar nga Çairi.

“Më 08.09.2023 në ora 01.42 në SPB Shkup është denoncuar se në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Naumi i Ohrit” është sjell i lënduar një 17-vjeçar nga Shkupi. Sipas së denoncuarës, ai rreth orës 01:15 në rajonin e Çairit është sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë nga një tjetër i mitur. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.