Sulmohen dy zyrtarë në burgun e Dubravës

Dy zyrtarë korrektues në burgun e Dubravës kanë informuar në polici se një i burgosur i ka sulmuar fizikisht dhe ka përdorë gjuhë ofenduese ndaj tyre.

Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa rasti po hetohet.

Njoftimi i plotë i policisë:

SULM/Burgu i Dubravës 20.12.2022 – 14:20. Dy zyrtar korrektues kanë informuar se janë sulmuar fizikisht dhe ofenduar nga i burgosuri mashkull  kosovar. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar.