Sulmi terrorist ndaj Policë së Kosovës, një javë nga vrasja e rreshterit Afrim Bunjaku

People work as Kosovo police and U.S. and EU troops stand by after one police officer was killed, another hurt in Kosovo gunfire, in Josevik, Kosovo September 24, 2023. REUTERS/Fatos Bytyci

Një javë pas sulmeve terroriste ndaj Policisë së Kosovës në veri, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, dy vendkalimet kufitare me Serbinë vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak u mbyllen pasi grupe të armatosura serbe hynë në Kosovë duke sulmuar Policinë me armë zjarri, transmeton Telegrafi.

Rreshteri Afrim Bunjaku u vra gjatë detyrës zyrtare rreth orës 03:00 të 24 shtatorit.

Pas vrasjes së policit, rreth 30 persona të armatosur rëndë dhe të maskuar u fshehën në Manastirin e fshatit Banjska të Zveçanit, për të vazhduar sërish me sulmet ndaj Policisë së Kosovës.

Nga gjuajtjet me armë zjarri u vranë edhe tre sulmues serbë. Sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës u dënua fuqishëm nga ndërkombëtarët.

Përgjegjësinë për organizimin e sulmit terrorist e mori nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Autoritet në Kosovë publikuan edhe fakte që ai ishte në mesin e terroristëve, një javë pas sulmit, situata në veri raportohet të jetë e qetë ndërsa në Zveçan u bë sekuestrimi i një numrit të madh të armëve, municionit e mjeteve tjera ushtarake.