Agjencia e inteligjencës së Somalisë ka konfirmuar se sulmi me bombë në kryeqytetin Mogadishu, i cili la të vdekur të paktën 81 njerëz, ishte planifikuar në një vend të huaj, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia Kombëtare e Inteligjencës dhe Sigurisë e Somalisë (NISA) njoftoi se një raport paraprak i është dërguar Qeverisë së Somalisë në lidhje me sulmin me bombë në Mogadishu, që ndodhi të shtunën më 28 dhjetor.
Më tek thuhet se sulmi ishte planifikuar në një vend të huaj, nga ku dhe ishte menaxhuar, dhe gjithashtu u konfirmua se ky sulm do të ndriçohej në bashkëpunim me disa shërbime ndërkombëtare të inteligjencës.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, që ndodhi të shtunën më 28 dhjetor, kurse autoritetet e Somalisë kanë fajësuar organizatën terroriste Al-Shabaab për sulmin.
Sulmi në Mogadishu u krye duke aktivizuar një automjet-bombë në një kryqëzim të frekuentuar pranë një stacioni doganor dhe në kohën e kalimit të autobusit me nxënës.