Sulmet mes Hamasit dhe Izraelit/ Vance: Ruajtja e armëpushimit në Gaza do të jetë proces i ndërlikuar

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, J.D. Vance, paralajmëroi se mbajtja e armëpushimit në Gaza do të jetë një proces i ndërlikuar dhe i pasigurt, duke vënë në dukje mundësinë e përshkallëzimeve të mëtejshme nga grupi militant Hamas.

Duke folur përpara nisjes së tij për në Izrael, ku do të mbërrijë të martën, Vance tha: Do të ketë raste kur Hamasi do të hapë zjarr ndaj Izraelit. Izraeli do të duhet të përgjigjet, sigurisht.

Megjithatë, ai theksoi se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj arritjes së një paqeje të qëndrueshme në rajon.

“Ne ende besojmë se këto janë shanset më të mira për një paqe të qëndrueshme, por do të ketë ulje-ngritje dhe ne do të duhet të monitorojmë situatën”, shtoi zëvendëspresidenti.