Sulmet izraelite vazhdojnë, dhjetëra palestinezë të vrarë

Sulmet izraelite në Rripin e Gazës kanë vazhduar, pavarësisht marrëveshjes për armëpushim të arritur më 10 tetor, raportojnë burime nga terreni për autoritetet lokale palestineze.

Përkundër marrëveshjes së armëpushimit, e cila parashikonte lejimin e ndihmave humanitare, rrjedha e ndihmave ka qenë shumë më e ulët se sa ishte premtuar, transmeton klankosova.tv.

Sipas Zyrës së Medias së Qeverisë së Gazës, nga 6,600 kamionë të planifikuar për të hyrë në Gaza që nga 10 tetori, vetëm 986 kanë hyrë deri të hënën në mbrëmje.

Këto ndihma përfshijnë ushqime, barna, furnizime emergjente, karburant për spitale dhe gaz për gatim.

Ndërkohë, zyrtarë të lartë amerikanë ndodhen në Izrael për bisedime lidhur me situatën në Gaza, në një kohë kur tensionet mes dy aleatëve janë rritur për shkak të mospërputhjeve mbi zbatimin e armëpushimit dhe dërgimin e ndihmave humanitare.

ShBA ka shprehur shqetësim për shkallën e lartë të viktimave civile, si dhe për pengesat në rrjedhën e ndihmave, ndërkohë që Izraeli ka intensifikuar operacionet ushtarake dhe ka lejuar shumë pak ndihma të hyjnë në Gaza.