Sulme të ashpra ajrore të Izraelit mbi Rripin e Gazës, humbën jetën 119 palestinezë

Ushtria izraelite herët në mëngjes njoftoi se forcat e saj kanë kryer sulmet më të ashpra ndaj Rripit të Gazës që nga fillimi i konfliktit me ekstremistët e atij territori palestinez.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Rripin e Gazës, numri palestinezëve të vrarë u rrit në 119, përfshirë edhe 31 të mitur dhe 15 gra, ndërsa rreth 830 persona janë plagosur.

Nëntë persona ishin vrarë në Izrael, përfshirë dy fëmijë, një ushtar dhe pesë gra.

Rreth 2.000 raketa dhe projektilë minahedhës janë gjuajtur nga Rripi i Gazës nga e hëna, kur filloi konflikti më i madh i luftës në Rripin e Gazës në vitin 2014, sipas mediave izraelite.

Natën ndërmjet të enjtes dhe së premtes ishin gjuajtur 220 raketa, prej të cilave 30 ranë në territorin palestinez.

Dhjetëra raketa të drejtuara kah rajonet e banuara ishin kapur nga sistemi kundërraketë “Kupola e hekurt”.

Aeroplanët izraelitë njëkohësisht kryen sulm të madh ndaj rrjetit të tuneleve të gërryera nga Hamasi islamik nën qytetin Gaza rreth mesnatës. Sulmi zgjati rreth 40 minuta, ndërsa 450 raketa ishin gjuajtur drejtë 150 caqeve. Armata njoftoi se madhësia e dëmit ende nuk është përcaktuar. Zëdhënësi ushtarak izraelit Hidai Zilberman, sqaroi se ushtarët ende janë në anën izraelite dhe nuk kanë hyrë në Rripin e Gazës edhe krahas thënieve të mëparshme për të kundërtën.

Janë gjuajtur rreth 500 granata artilerike, bashkë me 50 tanke granata.

Palestinezët në Gazë njoftuan se sulmi izraelit ka zgjatur një orë dhe se ka shumë viktima.

Zëdhënësi Zilbeman deklaroi se operacioni është rezultat i informacioneve të inteligjencës dhe planifikimit me kujdes.