Sulm në kampin ushtarak, 31 gra të vdekura

Militantët islamik kanë sulmuar një bazë ushtarake në Burkina Faso në Afrikën Perëndimore e si pasojë kanë mbetur të vrarë 35 persona, ndër ta 31 gra.

Vetëm ditën e djeshme mbetën të vrarë 7 ushtarë dhe 80 militantë islamik nga një sulm në Abinda në provincën e Soum.

Qeveria ka shpallur dy ditë zie kombëtare për viktimat.

Grupet xhihadiste kanë rritur sulmet në Burkina Faso dhe vendet e tjera të Afrikës Perëndimore, vitet e fundit.

Dhuna ka vazhduar pavarësisht përpjekjeve të vendeve perëndimore për të ndihmuar qeveritë rajonale të luftojnë ndaj tyre.

Në nëntor, 13 trupa franceze vdiqën në një përplasje me helikopter gjatë një operacioni në Malin jugor, afër kufirit me Burkina Faso.