Bajrami: Miliardat e Kulturës tani shkojnë për projektet shqiptare, e jo për projektin “Shkupi 2014”

Miliardat tani shkojnë për projektet shqiptare, e jo për projektin “Shkupi 2014”, Nuk jemi mendjemëdhenj, e as duam ta lavdërojmë veten, mirëpo fundviti është një rast kur të gjithë bëjnë bilancin e vitit që mbetet mbrapa. Këtë do ta bëjmë edhe ne, që gjatë vitit 2019 patëm rastin dhe nderin të jemi në shërbim të zhvillimit dhe afirmimit të Kulturës në Maqedoninë e Veriut. Të shkojmë me radhë. Edhe pse duhet ta pranojmë që kishin filluar disa përmirësime, megjithatë Kulturën shqiptare në Maqedoni e gjetëm në nivel të lënë pas dore, që kishte ëndërr të arrijë nhisen e 5 për qindëshit, e lëre më më tepër. Duke u bazuar në zotimt që kishim bërë para qytetarëve, iu rrekëm punës dhe këtë “ëndërr” e tejkaluam tetë fish, duke e rritur në 40 për qind. Edhe një herë po e përsëris, kjo nuk është meritë e jona, sa është meritë e votuesve tanë, që na kanë dhënë përkrahje të fuqishme për të marrë hisen kulturore që u takon shqiptarëve, por që paraardhësit tonë e kanë anashkaluar, duke u kënaqur vetëm me përfitimet e veta personale. Do të ju gënjenim nëse themi se ishte vështirë ta arrijmë 40 për qindëshin. Me të vërtetë nuk ishte aspak e vështirë, sepse argumentet ishin në anën tonë. Ne praktikisht patëm rastin të bindemi se faji nuk ka qenë te etnitë tjera që për Kulturën shqiptare janë ndarë mjete në përqindje qesharake, por faji ka qenë te ata shqiptarë që na kanë përfaqësuar në dikasterin e kulturës. Kjo na mundësoi të bindemi se ata që para neve kanë përfaqësuar interesin kulturor të shqiptarëve, nuk janë angazhuar aspak që të ketë ndarje proporcionale të mjeteve. Duke realizuar projekte historike, si Asamblin shqiptar, Operën Skënderbeu, teatrin shqiptarë për fëmijë, ne arritëm të bindemi se kur punohet me ndershmëri, askush nuk don dhe askush nuk mundet të pengojë që të punosh për kombin tënd. Me të vërtetë nuk ka asnjë sqarim Gjatë kësaj periudhe u bindëm që kultura shqiptare posedon kualitet dhe potencial që meriton të përkrahet edhe me më shumë se 50 për qind të buxhetit kulturor të RMV-së. arritëm t’i japim fund ndarjes së miliardave të Kulturës për projekte të kota monoetnike dhe monofetare si Shkupi 2014. Tani milionat e miliardat e kulturës shkojnë edhe për projektet shqiptare, pa dashur të dëmtojmë aspak të tjerët. Përqindje që në kohën kur ishte BDI e fortë dukeshin të paarritshme, ne arritëm t’i kthejmë në realitet, falë edhe votuesve që e dobësuan BDI-në, kuadrot e së cilës me dëgjueshmëri zbatonin politikat e VMRO-së. Ne dham një shembull, se si punohet kur je në rrugë të drejtë dhe ballëhapur. Ky shembull që sot u dha në Kulturë, nesh do të jepet edhe në arsim, financa, ekonomi, transport e lidhje, shëndetësi, punë dhe politikë sociale, ekologji, ku interesi shqiptar ende është shumë nën nivelin që meriton. Asgjë nuk është e paarritshme, duhet vetëm të përfaqësohemi nga njerëz të sinqertë dhe të drejtë!

Mesud Bajrami