Një i mitur dyshohet se është sulmuar fizikisht nga disa bashkëmoshatarë në një shkollë fillore në zonën e Draçevës, në Shkup.
Rastin në polici e ka denoncuar më 15 tetor një 40-vjeçare nga Shkupi, e cila ka raportuar se fëmija i saj ishte sulmuar rreth orës 09:50, brenda shkollës. Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e rrethanave të incidentit.





