Sulm me thikë në një jetimore në Poloni, vdes vajza 16 vjeçe ndërsa 9 persona përfundojnë në spital

Në një sulm me thikë në një jetimore në Poloni një burrë ka vrarë një adoleshente dhe ka plagosur nëntë persona, kumtoi policia e qytetit Llogj.

“Policia e arrestoi burrin mbrëmë dhe është duke i hetuar shkaqet e sulmit”, deklaroi zëdhënësja Aneta Sobieraj për televizionin publik.

Siç ka deklaruar, 16-vjeçarja e përkujdesur në jetimore ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa pesë persona janë hospitalizuar.

Të plagosurve të tjerë u është dhënë ndihmë mjekësore në vendngjarje.