Sulm me dronë rus në Ukrainë, dëmtohet një shkollë dhe disa ndërtesa banimi

Një sulm me dronë rus ka ndodhur në qytetin Samar të Ukrainës qendrore.

Zyrtarët e këtij qyteti kanë njoftuar se nga ky sulm është dëmtuar një shkollë dhe disa ndërtesa banimi, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Dronët goditën qytetin i cili ndodhet në rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës, ku sipas zyrtarëve atje, sulmi ka ndodhur rreth orës 11:00.