Dy persona u vranë me armë zjarri në një kishë pranë qytetit Fort Worth të Teksasit të dielën në mëngjes ndërsa një i tretë është dërguar në spital në gjendje kritike për jetën.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende shumë detaje rreth ngjarjes.
Një dëshmitar i tha gazetës New York Times se njëri nga të vrarët ishte një roje siguri që sipas tij ishte përpjekur të mbronte njerëzit që ndodheshin në kishë në momentin e sulmit.
Në një intervistë për stacionin televiziv Dallas KTVT, Mike Drivdahl, zëdhënësi i Departamentit Zjarrfikës tha se besonte se autori i dyshuar i sulmit ishte në mesin e tre personave të qëlluar me armë zjarri, transmeton Telegrafi.