Sulm i armatosur në Kabul, vritet një prokuror

Një prokuror me detyrë në kryeqytetin Kabul të Afganistanit ka humbur jetën si pasojë e një sulmi të armatosur.

Zëdhënësi i policisë së Kabulit, Firdaus Faramarz deklaroi se një prokuror me emrin Habibullah në rajonin Karte-i Nev të Kabulit u sulmua me armë nga persona të paidentifikuar.

Faramarz tha se prokurori humbi jetën si pasojë e sulmit ndërsa agresorët u larguan nga zona, transmeton Anadolu.

Ndërkohë sulmi ende nuk është marrë përsipër nga askush.