Një i ri nga Shtipi është arrestuar në Tetovë për sulm fizik ndaj një anëtari të familjes.
Sipas burimeve të Tetovasot, më 12.01.2026 rreth orës 00:20, në Spitalin Klinik të Tetovës, policia ka arrestuar S.Q. (19) nga Shtipi.
Ai ishte denoncuar nga dhëndri i tij L.D. (18), me qëndrim të përkohshëm në Tetovë, se pas një debati verbal në shtëpi e kishte sulmuar fizikisht. Pas dokumentimit të rastit, ndaj të dyshuarit do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Maqedoni Sulm fizik pas debati familjar, arrestohet 19-vjeçari në Tetovë






