Sulejmani: Sikur të mos luanin futboll në zyre e t’i zgjidhnin problemet e qytetarëve, sot studentët nuk do kishin nevojë të protestojnë! Përgëzime studentëve

Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani:

Ka dy vite që opozita ka paralajmëruar protesta dhe nuk e pati guximin ti thirrë e organizon ato. Tash kur studentat kërkojnë një të drejtë të tyre legjitime opozita pa busullë e shfrytëzon rastin që të bëhen pjesë e protestës. Po të mos luanin futboll në zyre e ti zgjidhnin problemet e qytetarëve sot studentët nuk do kishin nevojë të protestojnë

Përgëzime për studentët për protestën dinjitoze të organizuar, ata do e arrijnë qëllimin po turpi do vazhdojë ta mbulojë BDI-në që pati në dispozicion 23 vite dhe nuk i zgjidhi çështjet kruciale të cilat i propagandoi gjatë këtyre viteve.