Anëtari i kryesisë qëndrore të Lëvizjes BESA, Sedat Sulejmani ka reaguar ndaj deklarimeve të deputetit të ASH-së, Halil Snopçe sa i përket termit 20% të gjuhës shqipe në Kushtetutë.
Sipas Sulejmanit Propozim Ligji për ndryshimin e kushtetutës pa 20% vjen nga komisioni i formuar në kuadër të Ministrisë së Drejtësis ku ministri është i ASH-së.
Postimi i plotë i Sulejmanit
Ju lutem le ta pyes dikush kët far deputetin e ASH-së i quajtur Halil Snopçe, se a e kupton atë që e flet apo mundohet të bëhet siç themi ne në Tetovë
“Sher Budallasi”
Halil mjaftë me hipokrizisë se juve të Aleancës ju doli boja më..
Propozim Ligji për ndryshimin e kushtetutës pa 20% vjen nga komisioni i formuar në kuadër të Ministrisë së Drejtësis ku ministri është i juaji dhe antarë në atë komision është edhe ministri i drejtësisë që është nga rradhët e ASH!
Qeveria e dërgon ligjin në parlament me vota unanime ku aty ka votuar edhe ministri i ASH-së!
Edhe ky far deputeti protagonist mundohet të na shes patriotizëm se ASH na qenkan pro heqjes së termit 20% edhe atë duke i lutur partnerët maqedonas të koalicionit “mos na nënçmoni si kafshë”
Nënçmimin mos e kërkoni tek të tjerët sepse ju pikërishtë jeni ata që të parët i keni nënçmuar shqipëtarët!
Turp i botës, kulmi i idiotizmit tuaj!