Sulejman Rexhepi: Në vitin 2001 kam qenë zëdhënës i UÇK-së, ja raportet me Rijasetin, Zaevin dhe Ahmetin! (Video)

Në intervistën ekskluzive për Lajm Tv, pas heshtjes së gjatë, Sulejman Rexhepi ka folur për raportet aktuale që ka me krerët e BFI-së. Ai thotë se moti kohë ka kërkuar të tërhiqet dh eta zëvendësojë ndonjë kuadër më i ri, por se kjo kërkesë është refuzuar nga vetë bashkëpunëtorët e tij, që e më vonë e ndërruan në mbledhjen e mbajtur në Gostivar. Ish kryetari i BFI-së është kategorik se mbledhja e mbajtur në Gostivar është jolegjitime dhe thotë se është mbajtur nga njerëz të cilët i kanë qenë besnikë deri në moment të fundit.

“Ata më puthnin mua në ballë. Më vinte palidhje dhe u thosha se nuk bën, por ngulnin këmbë prandaj nuk ua prishja qefin”.
Në këtë intervistë Rexhepi akuzon edhe politikën për involvim në shkarkimin e tij me “puç”. Flet për raportet që ka pasur me kryeministrin Zoran Zaev dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, të cilët akuzon se ia dhanë 14 premtime të rrejshme.
“Asnjërin prej atyre premtimeve nuk e plotësuan”, shprehet Rexhepi. Këtë pjesë të intervistës mund ta përcillni në videon më poshtë, kurse pjesë tjera do të sjellim edhe sot pasdite.
“Zaev vazhdimisht ma jepte dorën. I thash Ali Ahmetit mos po më gënjen, tha ishalla nuk gënjen. Nuk shkojnë punët me ishalla”, rrëfen Rexhepi për një takim të mbajtur në Klubin e Deputetëve.
Pranon që e ka votuar BDI-në edhe pse është i vetëdijshëm se “aty ka njerëz që nuk kan iman e as nuk ia dinë derën xhamisë”.
Në këtë intervistë Rexhepi pretendon se në vitin 2001 ka ndihmuar U:K-në, duke qëndruar në lidhje më Brukselin dhe duke thënë se janë ushtarë të lirisë e jo “banditë”, siç i quante pushteti i atëhershëm.
“Për këtë kam marrë edhe dhuratë një telefon prej BBC-së”, shprehet ai.