Suedia nuk njeh lejet e vozitjes së Maqedonisë! Pengon mërgimtarët në përditshmërinë e tyre

Suedia nuk i njeh patentë shoferat e Maqedonisë së Veriut.

Mërgimtarët ankohen, sepse kjo gjë u pengon në përditshmërinë e tyre, ndërsa të drejtë për të ngarë makinën me patentë shoferi të Maqedonisë së Veriut kanë vetëm në vitin e parë të qëndrimit atje.

“Për ne është shumë pengesë sepse na duhen, varet ku shkojmë, e nuk mund të shkojmë me makinë, e atëherë duhet të hipim në autobus ose në tren, e që humbë shumë kohë, ku me makinë ndoshta mund të arrish për 5 ose 10 minuta, ndërsa me tren e autobus na kushton 1 orë”, tha Fari Neziri – mërgimtar në Suedi.

Ata tregojnë se përveç vështirësive me gjuhën, marrja e patentë shoferit njëkohësisht është edhe shumë e kushtueshme. Njohja e patentës që kanë marrë në Maqedoni do të ishte lehtësi e madhe për ta.

“Disa prej tyre e kanë humbur edhe punën shkaku i patentës. (ngjitje 01,26) Në rast se do të kishte mundësi të intervenojë shteti jonë do të ishte shumë mirë. (ngjitje) është shumë e vështirë sepse shumica punojnë në firma pastrimi, ku duhet të shkojnë nga një vend në një tjetër, e nuk mund të shkojnë me autobus, patjetër ta ketë patentë shoferin”, u shpreh Nusret Kupa – mërgimtar në Suedi.

Ministria për Punë të Brendshme e vendit thotë se punon në këtë probematikë.

“MPB ka dërguar kërkese në Mbretërinë Suedeze për mundësinë dhe procedurat për njohje të lejeve të vozitjes në bazë të konventës vjeneze për trafik rrugor (1968). MPB ka ndërmarrë aktivitete për marrëveshje me sa më shumë shtete që është e mundur për njohje të lejeve”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme e RMV-së.

Një problem të njëjtë kanë pasur edhe shtetasit tanë qe jetojnë e punojnë në Gjermani, por që u zgjidh pas një marrëveshjeje për njohje reciproke të patentë shoferit.