Hashim Thaçi hedh poshtë të gjitha akuzat me të cilat ngarkohet nga Gjykata Speciale

Ish-drejtori politik i Shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi hedh poshtë të gjitha akuzat me të cilat ngarkohet nga Gjykata Speciale. Ndryshe nga kjo Gjykatë Thaçi akuzohet për “krime kundër njerëzimit’.

Hashim Thaçi paraqitet në sallën e gjyqit në Hagë

Ish-drejtori politik i Shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi është paraqitur në sallën e gjyqit në Dhomat e Specializuara në Hagë. Kjo është paraqitja e parë, që prej konfirmimit të aktakuzës ndaj tij, e bërë publike javën e parë të nëntorit 2020.

Hashim Thaçi, që ishte një prej figurave kryesore të UÇK-së, udhëtoi për në Hagë më 5 nëntor 2020, kur edhe u publikua aktakuza ndaj tij, për krime të pretenduara të luftës.

Një ditë pasi udhëtoi për në Hagë, hetuesit e Speciales në bashkëpunim me zyrtarë të EULEX-it bastisën shtëpinë e tij në Prishtinë.

Thaçi, deri një javë më parë mbante postin e presidentit të Kosovës nga i cili dha dorëheqje pas konfirmimit të aktakuzës ndaj tij.

Thaçi paraqitet për herë të parë para Dhomave të Specializuara për t’u ballafaquar me akuzat e prokurorisë për krime të pretenduara të luftës.