Suedia dhe Çekia konsiderojnë se Maqedonia e Veriut menjëherë duhet t’i fillojë negociatat për anëtarësim me BE-në

Prioritet i Stokholmit dhe Pragës gjatë kryesimit të tyre me Bashkimin Evropian do të jetë Ballkani Perëndimor dhe përparimi i vendeve nga rajoni në reformat e kahëzuara drejt respektimit të vlerave evropiane, paralajmëruan sot ministrat e Punëve të Jashtme të Suedisë dhe Çekisë, An Linde dhe Jakub Kulhanek.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, Çekia do të kryesojë me BE-në nga korriku i vitit 2022, pas së cilës në janar të vitit 2023 kryesimin do ta marrë Suedia.

“Do të dëshiroja të dëgjoj premtim në Samitin BE-Ballkani Perëndimor gjatë kryesimit çek, të dëgjojmë premtim për datë konkrete për Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, dhe Serbinë të përfshihen drejt BE-së”, deklaroi Kulhanek në konferencën e përbashkët për shtyp me Linde.

Shefja e diplomacisë suedeze theksoi se gjithçka varet nga përparimi në reformat të cilat duhet të kahëzohen drejt respektimit të vlerave evropiane në ato vende.

“Ballkani është nga vlera e madhe, Shqipëria dhe Maqedonia e Veirut i plotësuan kushtet për fillim të negociatave dhe ato duhet të fillojnë menjëherë”, deklaroi Linde.

Ministri Kulhanek përkujtoi se BE-ja vite të tëra u premton vendeve të Ballkanit Perëndimor perspektivë evropiane, ndërsa nuk është në gjendje t’i plotësojë ato premtime.