Suedi, 8 të plagosur në një sulm me thikë

Të paktën tetë persona u plagosën në një sulm me thikë në Suedinë jugore, njoftoi policia lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sulmuesi, i identifikuar si një 20-vjeçar mashkull nga departamenti i policisë së qarkut Jonkoping, u qëllua dhe u plagos nga policia në komunën Vetlanda, ku ndodhi ngjarja.

Autoritetet nuk dhanë detaje të mëtejshme mbi sulmuesin ose gjendjen e tetë personave që u plagosën.

Një hetim mbi sulmin është nisur nga policia nën dyshime për terrorizëm.

Ndërkohë, kryeministri Stefan Lofven publikoi një deklaratë, duke e dënuar incidentin.

“E dënoj këtë dhunë të tmerrshme”, tha Lofven, duke shtuar se sulmi dhe motivi i tij mbeten “të paqartë”.