Suarez: Klubi Barcelonës më ndaloi stërvitjen, ishte moment i vështirë

Uruguajani Suarez është duke kaluar në një formë shumë të mirë te Los Colchoneros, ai madje është golashënuesi më i mirë në La Liga me 14 gola, shkruan lajmi.net.

“Kur Barcelona më tha se ata nuk mbështeten më tek unë, ishte një moment shumë i vështirë. Nuk po e prisja aspak një gjë të tillë. Koeman më telefonoi dhe më tha që ai nuk ka nevoje për ndihmën time”, u rrëfye lojtari.
Tutje ai shpjegon se si drejtuesit e Barcelonës po e pengonin atë që të stërvitej me skuadrën. “Te Barça, më thanë që nuk duhet të shkojë më në seancat stërvitore, dhe unë i thash që përderisa kam një kontratë, një gjë e tillë më lejohet. Klubi nuk më dha asnjë arsye, vetëm më njoftuan të respektoj vendimin e trajnerit”, tha ai.

Ai thotë se jo vetëm Messi por as tifozët e klubit nuk e kuptuan një vendim të tillë.