Stuhia që goditi Filipinet shpallet “super tajfun”

Stuhia që ka goditur Filipinet është shpallur “super tajfun”.

Ndërkaq është paralajmëruar edhe tajfuni Fung Ëong i cili mund do të sjellë erëra dhe shira të rrëmbyeshëm në disa zona, sipas shërbimit meteorologjik atje.

Catanduanes, një ishull pranë brigjeve të Luzonit, ishte pjesa e parë e Filipineve që u godit drejtpërdrejt nga stuhia, raporton BBC.

Tajfuni Fung Ëong, i njohur në vend si Uëan, vjen disa ditë pas një stuhie të mëparshme, Kalmaegi, që la pas një sërë shkatërrimesh dhe gati 200 të vdekur.

Disa shkolla e kanë anuluar mësimin fizik, duke marrë vendim që të mbahet online si dhe janë anuluar një numër fluturimesh lokale.

Tajfuni Fung Ëong pritet të dobësohet me shpejtësi sapo të arrijë në tokë, por ka të ngjarë të mbetet një tajfun derisa udhëton mbi Luzon.