Një stuhi e madhe dimërore ka përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga fundjava që lamë pas.
Si pasojë, është shkaktuar kaos në transportin rrugor, në linja ajrore, ka pasur ndërprerje masive të energjisë derisa 17 persona raportohet se kanë humbur jetën, transmeton Klankosova.tv.
Gazetari shqiptar në ShBA, Lulzim Mulliqi, tha për emisionin “Ora Shtatë” se pos tjerash, janë mbyllur shkollat, teksa shtoi se mbi 800 mijë familje kanë mbetur pa rrymë.
Mulliqi shtoi se Ohio mbetet zona më e rrezikuar nga stuhia dimërore.



