Siç e paralajmëruan meteorologët, një stuhi e madhe ka përfshirë Shqipërinë, me erëra të forta dhe reshje shiu.
Në pamjet e siguruara nga Euronews Albania, shihet si era e fortë merr çfarëdo gjëje që ka përpara
Nga stuhia janë shkëputur disa pjesë të grilave të dritareve.
Po ashtu pamje tjera nga Top Channel tregojnë Tirana është përfshirë prej disa minutash nga një stuhi e fortë shiu.
Në pamjet nga Tirana, duket se era e fortë ka marrë para karriget e lokaleve dhe sende të tjera. Reshjet e shiut pritet të jenë intensive deri rreth orës 15:00.
Edhe A2CNN ka publikuar pamje të stuhisë në Tiranë.