Studiuesit kanadezë: Hashashi të mbron nga Corona

 

Studiues kanadezë pretendojnë, se hashashi si bimë shëruese me gjasë të mbron edhe nga Corona. Rezutatet e tyre janë pjesë e një studimi për përdorimin e “cannabis” në trajtimin e kancerit dhe sëmundjes Morbus Crohn.

Në luftën për gjetjen e një vaksine apo ilaçi kundër virusit SARS-CoV-2, studiuesit nuk ndjekin vetëm rrugë tradicionale. Ata kanë pasur në fokus edhe një kandidat ekzistues, Remdesivir, i zhvilluar për trajtimin e Ebolës. Kurse në Gjermani vazhdojnë studimet klinike për një vaksinë kundër Coronës me një kandidat që u zhvillua për imunologjinë në luftimin e kancerit. Ndërsa një studim i fundit francez jep të dhëna, se nikotina, që thithet si kalim kohe e shpesh me rrezikun e vdekjes, mund të të mbrojë nga virusi i ri.

Tani vjen nga Kanadaja lajmi shkencor, se substanca të caktuara të drogës psikoaktive, hashash (Cannabis)mund të rrisin aftësinë mbrojtëse të qelizave ndaj virusit Corona. Nëse studimi verifikohet, atëherë Cannanis mund të ketë efekt të përafërt si nikotina. „Rezultat për COVID rrjedhin nga studime të tjera për artritin, Morbus Crohn, dhe kancerin”, thotë Dr. Igor Kovalchuck, profesor për shkencat biologjike në Universitetin Lethbridge në një E-Mail për Deutsche Welle.

Image