Studenti nga Shkupi në izolim: Policia më kontrollon tre herë në ditë (Video)

Studenti shqiptar nga Shkupi, Erkam Ismaili, prej tre ditësh ndodhet në izolim. Ai të mërkurën është kthyer nga Turqia dhe sipas masave të qeverisë, ai ka nënshkruar një deklaratë me të cilën obligohet që të vetë-izolohet. Në një prononcim për gazetën LAJM ai thotë se nuk ka asnjë shqetësim shëndetësor, ndërsa sqaron se oficerët e policisë, tre herë brenda ditës kryejnë kontrollë për të parë nëse ndodhet në shtëpi.

“Unë jam Erkam Ismaili, student në Turqi. Për arsye që shteti turk dha pauzë trejavore dhe paralajmëroi mbylljen e kufijve për një kohë të papërcaktuar, vendosa të kthehem në shtëpi. Në Shkup arrita më datën 18 mars. Kontrolli në aeroportin e Shkupit ishte normal, si çdo herë, por këtë radhë mbushëm një formularë me deklaratë që do të jemi në vetë-izolim dyjavorë. Izolimi po kalon mirë dhe shpresoj. Policia vjen tre herë në ditë të na kontrollon nëse gjendemi në shtëpi dhe i përgëzoj për seriozitetin. Momentalisht ndjehehm shumë mirë dhe nuk kam ndonjë shqetësim shëndetësor. Dhe, si fund, apeloj tek gjithë popullata, që t’i respektojnë rekomandimet që jepen nga shteti dhe të kenë durim sepse të gjithë bashkë do t’ia dalim”, u shpeh për gazetën LAJM, student shqiptar Erkam Ismaili që ndodhet në karantinë pas kthimit nga Turqia ku ndjek studimet.

Studenti nga Shkupi në karantinë: Policia më kontrollon tre herë në ditë në shtëpi (Video)

Studenti nga Shkupi në karantinë: Policia më kontrollon tre herë në ditë në shtëpi (Video)

Posted by Lajm TV on Friday, March 20, 2020