Studentët nga Shtipi, do të kryejnë praktikën në “Axhibadem Sistina”

Studentët e mjekësisë nga Universiteti i Shtipit do të kryejnë praktikën në spitalin privat “Axhibadem Sistina”. Praktika e tyre fillon sot dhe do të zgjasë deri në maj. Studentët do të bëjnë rotacion nëpër të gjitha repartet e spitalit që të njihen me punën e mjekëve. Praktikë do ta kryejnë 100 studentë që janë në vitin e fundit të Fakultetit të Shkencave Mjekësore në Shtip.

“Me projektin “Praktika akademike- Axhibadem Sistina”, ofrojmë arsimim për profesionistë të rinj- mjekë të ardhshëm në vitin e tyre kryesor të arsimit me shpenzime të mbuluara të plota për, transport, ushqim, uniformë dhe pajisje mbrojtëse për Covid – 19 për të gjithë studentët”, deklaroi Orce Kamçev, Axhibadem Sistina.