Studentët e vitit të gjashtë të mjekësisë do të kyçen në betejën kundër KOVID-19

Ministri i Venko Filipçe ka njoftuar sot se studentët e vitit të gjashtë të Fakultetit të Mjekësisë do të kyçen në betejën kundër koronavirusit.

Në një takim i cila është mbajtur sot, Filipçe ka thënë se studentët njëzëri janë pajtuar që të përfshihen dhe t’ju ndihmojnë kolegëve të tyre, raporton SHENJA.

“Angazhimi i tyre do të jetë në ndihmë të kolegëve epidemiologë në komunikimin me telefon me pacientët, përpunimin e anketave epidemiologjike dhe përpunimin e të dhënave. Në gjashtë muajt e ardhshëm, në çdo dy muaj, nga 50 studentë të rinj do të angazhohen në Qendra për Shëndet Publik. Me këtë, ata do të ju dalin në ndihmë punëtorëve shëndetësor të cilët e bartin barrën më të madhe në këtë krizë”, ka shkruar Filipçe, raporton SHENJA.