Studentët e interesuar për të marrë shujta studentore, do të kenë mundësi prej sot e deri më 5 dhjetor të aplikojnë për shujta studentore gjatë vitit akademik 2025/2026, transmeton Portalb.mk.
Aplikimi duhet të bëhet në formë elektronike KËTU, nëse studentët i plotësojnë kushtet. Këtu mund të aplikojnë studentët që nuk kanë arritën të shfrytëzojnë këtë të drejtë në muajt e kaluar
“Të drejtën për subvencionimin e racionit për studentë mund ta shfrytëzojnë të gjithë studentët e rregullt të studimeve deridiplomike të cilët kanë të ardhura mujore më të ulëta se paga minimale neto, si dhe studentët e regjistruar në studime pasdiplomike dhe studime të integruara në universitetet shtetërore dhe private në vend”, sqaroi Ministria.






