Një numër i madh studentësh në Shkup janë përballur me probleme në përdorimin e transportit publik falas, pasi kartelat fizike studentore janë bllokuar, ndërsa disa kanë mbetur pa qasje edhe në biletat digjitale përmes aplikacionit „SkopjeBus“.
Nga organizata „Studentaria“ reagojnë se problemi është shkaktuar nga moskoordinimi në kohë i të dhënave ndërmjet JSP-së dhe universiteteve.
Sipas tyre, edhe pse disa studentë i kanë dorëzuar dokumentet e nevojshme që në tetor, nuk janë njoftuar për bllokimin e kartelave. Vetëm brenda një dite, 808 studentë kanë raportuar se kanë mbetur pa transport falas.
Studentët kërkojnë që JSP-ja dhe universitetet të harmonizojnë urgjentisht të dhënat dhe t’ua rikthejnë qasjen në biletat digjitale.
Nga JSP-ja kundërshtojnë akuzat dhe thonë se veprojnë vetëm mbi bazën e listave zyrtare të dorëzuara nga universitetet, të cilat janë përgjegjëse për verifikimin e statusit të studentëve dhe saktësinë e të dhënave.

Maqedoni Studenët mbetën pa transport falas, JSP pretendon se kartelat janë bllokuar për...