Strugë: Sulmon me thikë 17-vjeçaren me të cilën jetonte, arrestohet 31-vjeçari nga Shkupi

Departamenti i Punëve të Brendshme në Strugë ka ngritur kallëzim penal kundër 31-vjeçarit S.R. nga Shkupi, i cili dyshohet për veprat penale “lëndim trupor” dhe “bashkëjetesë jashtëmartesore me fëmijë”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 14 shkurt 2026 rreth orës 18:00 në Strugë, ku agresori ka sulmuar me thikë një vajzë 17-vjeçare me të cilën jetonte në bashkësi jashtëmartesore.

E mitura është transportuar menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm të Strugës për trajtim mjekësor, ku edhe i janë konstatuar lëndimet trupore. Policia ka privuar nga liria sulmuesin, te i cili pas testimit është vërtetuar prania e 1.82 promilë alkooli në gjak, ndërsa po merren të gjitha masat për dokumentimin e plotë të rastit.